Flash News

KRYESORE

“Kemi vjedhur informacione private nga email i Edi Ramës, do kërkojmë dorëheqjen e qeverisë”

“Kemi vjedhur informacione private nga email i Edi Ramës, do

Grupi ‘Anonymous Albania’ ka sulmuar sërish faqet e ministrive dhe Kryeministrisë, si shenjë revolte ndaj mënyrës se si Edi Rama po drejton vendin. Por kësaj here, ky grup pretendon se ka hyrë edhe në email-in privat të kryeministrit. Anonymous thotë se nga email-i janë vjedhur informacione private, por nuk jepen më shumë detaje.

Ashtu siç ka deklaruar edhe më parë, ky grup kërkon dorëheqjen e qeverisë së Ramës dhe vënien para përgjegjësisë së zyrtarëve të korruptuar.

Reagimi:

Të gjitha faqet zyrtare tëQeverisë janë duke u sulmuar nga Anonymous ‘Albania’.

-Duke përfshirë të gjitha ngjarjet e fundit dhe korrupsionin, vendosëm që t’i sulmojmë për fundin e vitit 2017.

-Ajo çfarë kërkojmë për vitin e ardhshëm 2018, është dorëheqja e qeverisë së Edi Ramës dhe zgjedhimin e popullit nga gjumi i korruptuar.

-Sa i përket kryeministrit, ne kemi vjedhur informata private tek email i tij privat duke i shikuar të gjitha.

-Duam që populli të zgjohet dhe ta rrëzojmë këtë qeveri të korruptuar, si në Shqipërisë, ashtu edhe në Kosovë.

-Duam kryengritje për bashkimin e Shqipërisë! Po të jetë nevoja edhe me armë i dalim krah tokave tona!

Të fundit