Kendall Jenner bëhet bionde

Kendall Jenner është një ndër të vetmet e familjes Kardashian-Jenner që nuk eksperimenton (aq shumë) me dukjen e saj. Me siguri ka bërë injeksione në fytyrë të cilat ia përtërijnë më shumë lëkurën por duke qenë se është dhe modele, ajo as nuk mund të fryjë të pasmet dhe as gjoksin, njësoj si motrat e saj.

Sepse modelingu nuk kërkon trupa me forma të kolme por sa më të dobëta të jenë aq më mirë është.

Përveç kësaj, Kendall-in jemi mësuar ta shohim gjithnjë një brune besnike. Provonte aty këtu ndonjë paruke bionde por vetëm kaq.

Por tani, ajo është kthyer në bionde. Ndryshimi në “look-un” e saj është pritur shumë mirë nga fansat, madje disa e krahasojnë dhe me kukullën Barbie.  Këtë ndryshim e ka bërë për “Javën e Modës në Londër” ku 23-vjeçarja ishte pjesë e sfilatës për markën e njohur ‘Burberry’, duke prezantuar koleksionin e ri të pranverës të vitit 2020.