Flash News

KRYESORE

Kënduan njëri pas tjetrit në Tiranë, Rita Orën dhe Ermal Metën i bashkon Italia

Ermal Meta ishte i ftuari special me 1 qershor në Sheshin Skënderbej. Pas tij, me datë 3 ishte e ftuar Rita Ora. Dy këngëtarët u pritën me shumë dashuri nga fansat shqiptarë.

Ata nuk u takuan në Shqipëri me njëri-tjetrin, por është Italia vendi që i ka bërë bashkë të dy. Këngëtarja Rita Ora ka kënduar mbrëmë para mijëra fansave italianë. I pranishëm në koncert ka qenë dhe Ermal Meta.

Dy këngëtarët me origjinë shqiptare kanë pozuar krah njëri tjetrit duke na bërë akoma më shumë krenarë. Është pikërisht Ermali ai i cili ka ndarë një foto të të dyve në Twitter.

Të fundit