Flash News

KRYESORE

Kënga ‘Despacito’ bie në dorë të ‘hackers’: Liri Palestinës

Kënga ‘Despacito’, e cila arriti mbi 5 miliardë shikime në ‘Youtube’, ka rënë në dorë të hajdutëve online.

‘Despacito’ është fshirë nga YouTube, por në foton kryesore të kësaj kënge dukeshin një grup njerëzish të maskuar dhe të armatosur.

Hakerët, të cilët njihen me nofkat ‘Prosox’ dhe ‘Kuroish’, kanë shkruar edhe “Liri Palestinës” poshtë videove.

Shumë artistë të tjerë si, Shakira, Selena Gomez, Drake dhe Taylor Swift , këngët e të cilëve janë postuar nga Vevo, e kanë pësuar me fshirje të këngëve nga kjo platformë nga ‘hackers’.

Të fundit