Flash News

KRYESORE

Kënga e Era Istrefit, kolonë zanore e filmit të famshëm në Hollywood

Një tjetër sukses është shënuar në listen e Era Istrefit. Kënga “Bon-bon” i ka hapur shumë rrugë këngëtares shqiptare nga Kosova. Suksesi i radhës i yllit ndërkombëtar ka të bëjë me një film. “Bon-Bon” do të jetë edhe kolona zanore e “Rough Night”, një komedi me protagoniste Scarlet Johansson.

Komedia flet për pesë shoqe gjimnazi të cilat takohen pas 10 vitesh, për të bërë një festë beqarie. Në një prej skenave të filmit, kur shoqet janë duke u argëtuar në një klub, në sfond dëgjohen tingujt e këngës së Erës.

Të fundit