Flash News

KRYESORE

Kënga e re e Elvana Gjatës, dedikim dashurisë së humbur

Kënga e re e Elvana Gjatës, dedikim dashurisë së humbur
Elvana Gjata rikthehet për publikun shqiptar pas largimit të saj për karrierën ndërkombëtare. Që prej largimit, Elvana nuk ka qenë e pranishme për publikun shqiptar as me koncerte dhe as me këngë. Këtë rikthim ajo vëndosi ta bëjë në ditën e saj të lindjes me 3 shkurt, ku edhe bëri një recital me gjithë miqtë e saj më të mirë dhe kolegët. Sonte do të jepet një dokumentar për këngëtaren në Top Channel ku pritet të rrëfeje shumë gjëra, ndër të tjera dhe kthimin në Shqipëri dhe baladën e saj më të fundit e cila pritet të publikohet. Sipas disa mediave online përflitet se kjo këngë është dedikim i një dashurie të humbur. Marrdhëniet me kompozitorin Flori Mumajesi, Elvana i ka të prishura që prej largimit të saj drejt SHBA-ve, të cilin nuk e shohim më nën shoqërinë e këngëtares as në evente të caktuara kur këngëtarja fton gjithë kastin e Threedots përveç Florit. Por a është kjo këngë dedikim për Florin? Ndërkohë, po sipas mediave, Elvana është në një lidhje dashurie me një biznesmen nga Tirana.
 

“3” Neser 20:05 Exclusive @topchannelalbania

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Të fundit