Flash News

KRYESORE

Kënga e re spanjolle e Gettinjos, i kushtohet milionerëve

Kënga e re spanjolle e Gettinjos, i kushtohet milionerëve

Dialekti kosovarë i përdorur në këngët e artistëve shqiptarë dikur ishte një nga më të preferuarit, ndoshta vazhdon akoma të kërkohet e të pëlqehet. Megjithatë duket sikur shqiptarët janë bërë më shumë dashamirës ndaj këngëve spanjolle gjë e cila po i bënë këngëtarët tanë që të ‘bëhen spanjollë’.

Pas Flori Mumajesit, Brunos dhe Klajdi Harunit, reperi kosovar vjen në linjën e spanjolleve më një këngën të re “Mucho Dinero”

Nuk dihet arsyeja përse ka zgjedhur gjuhën spanjolle për këngën e re, por në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, ai ka sqaruar temën e vërtetë.

“Kemi punuar gjatë në këtë projekt dhe tema e këngës është për njerëzit që prej një vendi Ghetto janë për milionerë. Paranë e duan të gjithë, por mesazhi është për njerëzit që kanë bërë para nga zero,” – tha Getinjo.

Nuk ka harruar të shtojë se nuk ka aspak lidhje me festën e Halloween, sic e kanë kuptuar të gjithë nga pamja e tij dhe klipi është xhiruar në Kosovë. Getinjo nuk tregoi datën e publikimit të këngës por mendohet se do vijë së shpejti në treg.

Të fundit