Flash News

KRYESORE

Kënga përfaqësuese e Spanjës më e pëlqyera deri tani në publikimet e Eurovizion

Eurovizon Song Contest 2019 ka filluar të promovojë këngëtaret në faqet e saj zyrtare, në Youtube dhe Website. Ndërkohë që disa prej shteteve ende nuk kanë publikuar klipin e tyre, të tjera i kanë gati klipet e këngëve me të cilat do përfaqësojnë shtetin e tyre.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Jonida Maliqi, e cila përmes këngës së saj sjell një temë aktuale në gjithë botën (edhe pse ky fenomen është shumë më i theksuar në Shqipëri). Ajo po përgatitet për klipin që pritet të publikohet së shpejti.

Ndërkohë, nëse i hedhim një sy në kanalin e Youtube të Eurovision dhe të shohim publikimin e parë të secilës këngë konkurruese, vërejmë se Miki nga Spanja me këngën "La venda" është më e klikuara. Deri tani ka rreth 2 milionë e 500 mijë klikime. Një këngë shumë verore dhe ritmike  e cila me siguri do të kthehet në hit.

Ndërsa Jonida Maliqi me vetëm 377 mijë shikime.

Të fundit