Flash News

KRYESORE

Kënga ‘Piano e vjetër’, Mariza Ikonomi tregon historinë personale e cila e frymëzoi

Kënga ‘Piano e vjetër’, Mariza Ikonomi tregon

Një nga këngët e këngëtares Mariza Ikonomi, “Piano e vjetër” ka qenë një nga hitet më të bukura ndër vite. Por historinë e kësaj kënge askush nuk e di, pasi Mariza e ka mbajtur gjithin të fshehtë historinë.

Mariza ka qenë e ftuar në “Top Magazine”, ku ka vendosur t’i tregojë të gjithë publikut se cili ka qenë momenti i cili atë e ka frymëzuar për realizimin e asaj kënge.

 “Unë mbaj mend që u zura me të, madje jemi zënë në kishë. Nuk e mbaj për çfarë jemi zënë, për një gjë kot, por nuk folëm për një moment. Pastaj (tek ajo kisha ka pasur një piano) unë ulem në piano dhe të gjitha nervat që kisha po i shprehja me tinguj, në piano, dhe sikur ishte një tingull qiellor që më doli nga qielli në atë moment, filloi ky akordi i ëmbël dhe formova “Pianon e vjetër”, tha Ikonomi.

 

Të fundit