Flash News

KRYESORE

Këngën e Aleksandër Gjokës e sjellin duet Pirro Çako dhe Ardit Gjebrea

Këngën e Aleksandër Gjokës e sjellin duet Pirro Çako
Pirro Çako, Aleksandër Gjoka e Ardit Gjebrea janë emra të dashur për publikun. Megjithëse Arditi ka marrë një rrugë tjetër dhe shumë pak përfshihet në projekte muzikore, në ambiente miqsh shpesh herë merr mikrofonin në dorë dhe gëzon të pranishmit duke dhuruar ndonjë strofë a refren. Siç ka ndodhur së fundmi, ku ai bashkë me Pirro Çakon kanë kënduar "Kuturu" të Aleksandër Gjokajt. Sa herë Arditi këndon, zgjon dëshirën e fansave të tij për ta parë me projekt muzikor. Të pranishmit janë emocionuar pa masë me performancën e tyre ndërkohë që edhe komentet në Instagram kanë qenë sigurisht shumë pozitive.
 
View this post on Instagram
 

Nuk mungoi sonte dueti me mikun e përjetshëm @pirrocako #kuturu #edielashqiptare @bougainvillebay

A post shared by ardit gjebrea (@arditgjebrea) on

Të fundit