Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Këngët e Aurelës janë moshatare me publikun që ishte dje në shesh, performanca 'live' e saj "eklipsoi" kolegët
Mbrëmë është mbajtur një koncert madhështor në sheshin "Skënderbej" ku ka pasur këngëtarët më në zë të ftuar për të performuar këngët e tyre.
Soni Malaj, Elvana Gjata, Mc Kresha, Ledri Vula, Alban Skënderaj, Kida, Faydee e shumë e shumë këngëtarë të tjerë kanë performuar mbrëmë në një natë maratonë që nisi në orët e pasdites dhe përfundoi pas mesnate.
Mirëpo, Aurela Gaçe, ndryshe nga kolegët e saj zbriti në skenë bashkë me bandën e saj, duke performuar live çdo këngë. Edhe pse me një publik shumë të ri në sheshin "Skënderbej", praktikisht aq sa janë këngët e saj, ishin shumica e audiencës në shesh, Aurela elektrizoi publikun me çdo notë live. Bashkë me Aurelën, si rrallë herë publiku këndonte njëzëri e kërcenin njërazi me këngëtaren energjike shqiptare.
Aurela Gaçe "u zhvesh" në skenë, pasi kjo ishte dhe dëshira e publikut. Përveç sandaleve (praktikë që ndiqet nga çdo performancë e Aurelës), këngëtarja ka hequr vathët dhe byzylykun duke ua dhuruar fansave.
Aurela kaloi dhe minutazhin televiziv pasi fansat vazhdonin të ngulmonin që ajo të vazhdonte këndimin. Performanca live e këngëtares "eklipsoi" kolegët e saj, të cilët kënduan me 'playback'.
Më poshtë keni disa nga reagimet e fansave dhe të rinjve të cilët kanë komentuar e shijuar mbrëmë Aurela Gaçen.