Këngët e saj janë ndër të preferuarat e shumë brezave, ndahet nga jeta këngëtarja e njohur

“Listen to your heart” është një ndër këngët më të dëgjuara e të dashura të të gjitha kohëve. Me siguri jeni të shumtë ju që e keni dëgjuar ndër vite grupin e njohur Roxette.

Sot, këngëtarja e grupit, Marie Fredriksson, ka ndërruar jetë. Prej 17 vitesh është në luftë me kancerin dhe nuk ia doli dot, duke u ndarë nga jeta në moshën 61-vjeçare.

Në vitin 2001, këngëtarja njoftoi ndjekësit e saj se doktorët i kishin dhënë vetëm 1 vit jetë, megjithatë ajo e mposhti sëmundjen për vite me radhë. Pavarësisht gjithë gjendjes së saj, këngëtarja nuk ndaloi së punuari së bashku me grupin e saj dhe në vitin 2018 hodhi në treg albumin e saj.