Flash News

KRYESORE

Këngëtar polifonik dhe infermier, kush është 60 vjeçari që ra nga kati i 7

Paraditen e sotme një 60 vjeçar ka humbur jetën tragjikisht duke rënë nga kati i 7 i një pallati në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.

Personi është identifikuar si Siri Runaj, një emër jo i panjohur në Fier, pasi përveç profesionit të tij si infermier ai ishte i dhënë edhe pas këngës, dhe merrte pjesë me grupet polifonike në festivale të ndryshme.

Kjo shihet edhe nga fotot e tij në facebook, ku janë pamje të tij si pjesmarrës në Festivalin Folklorik të Polifonisë.

Gjithashtu, Runaj ka qenë edhe kryetar i degës së Kryqit të Kuq në qytetin e Fierit.

Të fundit