Flash News

KRYESORE

Këngëtarë e biznesmenë, klientët VIP të prostitutave në Tiranë. Paguanin 100- 150 € për seks tresh dhe orgji

Këngëtarë e biznesmenë, klientët VIP të

Dy ditë më parë Policia e Tiranës shkatërroi një rrjet prostitucioni, ku u arrestuan 10 persona. Ky rrjet funksiononte duke gjetur klientë nga vet organizatorët dhe më pas transporti i vajzave të reja bëhej me taksi.

 Report TV mëson se pjesë e këtij rrjeti si klientë, kanë qënë edhe persona VIP. Këngëtarë dhe biznesmenë kanë qënë disa prej klientëve të këtij rrjeti, sqaruan burime nga Policia e Tiranës. Këta klientë VIP mendohet se paguanin 100-150 euro për të marrë shërbime seksuale. Në momentin që Policia ndërhyri për të arrestuar personat e përfshirë, te një hotel te Tregu Elektrik, gjeti një prej vajzave që shfrytëzohej për prostitucion, bashkë me dy klientë në të njëjtën dhomë.

Të dy klientët kishin paguar 200 euro tek organizatorët e këtij rrjeti. Në momentin e ndërhyrjes në dhomën e hotelit është gjetur edhe kokainë, e cila mendohet se sigurohej nga organizatorët.

 Ata që gjenin klientët ishin: Albina Kasaj, Jani Murati Gëzim Kasëm), Ruzhdi Gapi, Edmond Shkalla, Altin Sulejmanasi dhe Elton Mimini, të cilët ishin në rolin e organizatorit në këtë rrjet prostitucioni. Taksistët që bënin transportin e vajzave ishin Rushdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi që conin vajzat në hotelin te tregu elektrik, në pronësi të A.Ndoja.

Të fundit