Flash News

KRYESORE

Këngëtarët më të pasur në Britani, Rita Ora në “Top 20”

Këngëtarët më të pasur në Britani, Rita Ora

Këngëtarja  e njohur shqiptare, Rita Ora, është rënditur në listën e 20 këngëtarëve më të pasur në Britani nën moshën 30 vjeç.

Ky fakt nuk është një çudi nëse marrim parasysh sukseset e këngëtares pasi përveç muzikës dhe klipeve të veta, ka marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera fitimprurëse.

Në këtë listë bën pjesë Adele, Ed Sheeran, Calvin Harris, Harry Styles, Zayn Malik e shumë të tjerë, ndërkohë që Rita është renditur e 11-ta në listë me një shumë të ardhurash prej 16 milionë paundësh.

Këtë pasuri Rita Ora e ka akumuluar nga pjesëmarrja në filmin ‘Fifty Shades’ dhe nga lidhja e kontratave me disa nga firmat më prestigjioze si: ‘Adidas’, ‘Rimmel’, ‘DKNY’, ‘Tezenis’.

Gjithashtu këngët e saj kanë rezultuar mjaft të suksesshme pasi numërojnë miliona shikime në ‘Youtube’.

Të fundit