Flash News

KRYESORE

Këngëtari Blero shtrohet në spital, tregon se ka qenë i prekur me COVID-19

 

Këngëtari i njohur nga Kosova Blero Muharremi përmes një postimi në rrjetet sociale ka zbuluar se ka qenë i infektuar me COVID-19, ndërkohë që tani e ka kaluar.

Këngëtari ka publikuar një foto nga spitali teksa ndodhet i shtruar për një problem tjetër shëndetësor dhe ka zbuluar se e ka kaluar Covidin më parë.

“Covid-in e kalova, tashn angin, haj medet haj 2020, hajër inshallah”, shkruan Blero krahas fotos ku duket duke marrë serum

Ende nuk dihet se cila ka qenë periudha kur Blero ka qenë i prekur me COVID-19 dhe nëse virusi ka prekur edhe bashkëshorten e tij, Afronën, të bijën e këngëtarit apo familjarë të tjerë.

Projekti i fundit muzikor i këngëtarit mbetet kënga “Lambo”, të cilën e solli në bashkëpunim me L30 dhe u prit mirë nga publiku.

Të fundit