Flash News

KRYESORE

Këngëtari i hitit 'I Love Rock' n Roll’ humb jetën nga coronavirusi

Këngëtari i hitit 'I Love Rock' n Roll’ humb

Alan Merrill, këngëtari dhe kantautori i këngës shumë të dashur ‘I Love Rock 'n Roll’ humb jetën në moshën 69 vjeç nga Covid-19 në New York.

Vajza e tij, Laura Merrill konfirmoi lajmin në rrjetet sociale, duke shkruar:

"Coronavirus mori babanë tim . Më dhanë 2 minuta për t’i thënë lamtumirë”.

Merrill lindi në New York dhe kaloi kohë në Japoni gjatë karrierës së tij, e cila përfshinte formimin e grupit Arroës në Londër në 1974.

Ata krijuan shumë hite duke përfshirë ‘’ My Last Night with You’ dhe ‘I Love Rock 'n Roll’.

Ai ishte vokalist kryesor në këngën origjinale, por më vonë u regjistrua nga Joan Jett & Blackhearts - duke arritur numrin një në SHBA në 1982. Ajo u këndua edhe nga Britney Spears.

Të fundit