Flash News

KRYESORE

Këngëtari i njohur: Kam probleme me shëndetin mendor, diçka në kokë do të më vrasë

Këngëtari me famë botërore, Robbie Williams, është shprehur se ka probleme të mëdha me shëndetin mendor.

 Në një intervistë për ‘The Sun’, Williams ka thënë se e ka parë vetën shumë shpesh pranë vdekjes për shkak të këtyre problemeve.

“Kam diçka në kokë që përpiqet të më vrasë dhe unë duhet ta luftoj. Më ndodh shpesh të ndjej një gjendje që më mbyt, ndërsa të tjera herë lumturi të pashpjegueshme. Shumë herë e kam parë veten pranë vdekjes”, është shprehur këngëtari.

 Babai i dy fëmijëve nuk ka lënë pa falenderuar bashkëshorten e tij për mbështetjen që i ka dhënë në kalimi i këtyre situatave.

Të fundit