Flash News

KRYESORE

Këngëtari shqiptar djalë ‘rrugaç’: Falë mamit zbulova talentin tim

Këngëtari i njohur shqiptar, Valon Shehu, nuk ka qenë në dijeni të talentit të tij për muzikën, derisa mamaja e tij e çoi në kursin e kitarës.

 I ftuar në emision “Wake up”, ai ka treguar se ka qenë një fëmijë problematik dhe nuk i prekte librat me dorë.

“Mami për të më larguar nga rruga më çoi në kurs kitareje”, shprehet Valoni.

Në klasën e tetë duket se jeta e këngëtarit mori një tjetër drejtim pasi këndoi për herë të parë përpara shkollës. Përpjekja e prindërve të tij për ta larguar Valonin nga zënkat rezultoi e suksesshme, dhe tashmë ai është një këngëtar mjaft i pëlqyer nga publiku.

 

Të fundit