Flash News

KRYESORE

Këngëtari shqiptar me famë botërore i ftuari special në finalen e “The Voice”

Mbrëmjen e së premtes në ekranin e Top Channel është mbajtur finalja e “The Voice of Albania” ku përveç emocioneve të konkurenteve, të tilla kanë dhuruar dhe dy të ftuarit special.

Një nga të ftuarit special të finales së madhe ishtë këngëtari i njohur Mohombi, interpretimin e të cilit salla e priti me shumë entuziazëm. Por pjesa më e bukur e mbrëmjes ishte këngëtari shqiptar me famë ndërkombëtare, Albert Stanaj. I njohur për suksesin e tij në muzikën pop, 23-vjeçari ndezi skenën e “The Voice”  duke performuar dy këngë live.

Stanaj ishte artisti i fundit që zbriti në skenë, pak para se të shpallej fituesi i edicionit, duke sjellë dy nga këngët e tij, për publikun e "The Voice". 

Në fillim performoi solo, këngën "Romantic", duke shoqëruar veten në piano, dhe më pas dha një intervistë të shkurtër për publikun, ku theksoi krenarinë e tij për faktin se ishte shqiptar. 

Më pas Stanaj performoi hitin e radhës "Ain’t love strange", dhe mori gjithë duartrokitjet e publikut, të cilët për pak çaste harruan "ethet" e televotimit. 

Të fundit