Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Këngëtari shqiptar: Femrat më kërkojnë t’i shpëtojë nga dhuna e të dashurve
Këngëtari i njohur nga Kosova, Gent Fatali ka vetëm pak ditë që ka sjellë projektin muzikor “Zemër e thyme” që flet për një vajzë që dhunohet nga i dashuri dhe shpëtohet nga një mashkull tjetër.
Në një intervistë për Prive, ai ka treguar se ka marrë komente pozitive për këtë këngë por është përballur me një realitet të hidhur.
Gjithcka ka të bëjë me jetën e tij personale, prandaj ai ka zgjedhur që t’ia sjellë publikut.
"Është një ngjarje që më ka ndodhur mua kohë më parë. Vendosa ta trajtoj tani. E bukura e këngës është që çdo femër e interpreton në mënyrën e vet. Më vinë mesazhe dhe thonë 'Sikur të vije të më shpëtoje, sikur shpëton atë vajzën sepse mua më rreh i dashuri prej 2 vitesh. S'po ndahem dot prej tij, po qaj', shumë mesazhe më kanë ardhur. Tani po e shoh sa shumë lidhje të tilla ka", ka thënë ai.
Kështu Genti zbuloi se në Shqipëri janë të shumta rastet e dhunës në cift, dhe pse të rinjtë dashurohen dhe e bëjnë vetë zgjedhjen për tu bërë pjesë e një romance të tillë.
Më poshtë është klipi me titullin "Zemër thyme':
https://www.youtube.com/watch?v=cUyO8RwSiLY