Flash News

KRYESORE

Këngëtari shqiptar i lumtur, së shpejti baba për herë të dytë

Këngëtari shqiptar i lumtur, së shpejti baba për herë

Këngëtari i njohur shqiptar ka arritur t’i gëzojë dhe surprizojë të gjithë me këtë foto dhe lajm që ka dhënë për zgjerimin e familjes së tij. Vedat Ademi po e feston ditëlindjen në mënyrën më të veçantë të mundshme, duke pritur për t’u bërë baba për herë të dytë. Ai dhe Dorela, që festuan para pak kohësh 9 vite martesë, kanë një djalë, Jon Art, i cili tashmë është rritur dhe do shijojë plotësisht ardhjen e fëmijës tjetër në familje, sërish një djalë, sipas “Class”.

Vedati ka falënderuar familjen e tij, Dorelën që po e bën baba për herë të dytë dhe Zotin për këtë bekim kaq të madh, që të gëzon edhe kur e sheh nga ekrani i telefonit.

“Faleminderit per urimet, jam falenderues qe e festoj ditelindjen ne pritjen e djalit te dyte. Flm familjes time, ne vecanti prinderve te mi qe me rriten me shume dashuri Flm per surprizen shumeeee te vecante. Mbi te gjitha Faleminderit Zotit qe na jep jete qe te gezojme dhe festojme…Perqafime pafund per te gjithe”, shkruan Vedati.

Ai ka postuar një foto ku bashkë me Dorelën kanë krijuar zemra mbi barkun e saj, ku po rritet fëmija i dytë që do gjejë shumë dashuri në këtë familje!

Të fundit