Flash News

KRYESORE

Këngëtari shqiptar rrëfen momentet e tmerrit gjatë sulmit në Barcelonë

Sulmi terrorist që ndodhi dje në Barcelonë ka shokuar mbarë opinionin publik dhe për më tepër ata persona që e kanë përjetuar nga afër këtë ngjarje.

Në mesin e personave të tmerruar që kanë parë nga afër masakrën e lënë pas nga sulmi, ka qenë edhe këngëtari shqiptar, Gjon Karrica.

Ai ndodhej në Barcelonë me pushime dhe ka qënë shumë afër zonës së sulmuar nga terroistët. Në një intervistë për ‘Prive’ ai ka rrëfyer tmerrin që ka parë gjatë sulmit të ditës së djeshme në një nga zonat më të vizituara.

‘‘Unë në atë rrugë kam kaluar çdo ditë pasi është atraksion dhe një ndër më të vizituarat. Kam qenë afër kur ka ndodhur ngjarja dhe jam tmerruar nga ato skena. Një prej atyre njerëzve kam mundur të jem edhe unë. Gjithçka ka ndodhur shpejt dhe ka lënë një tmerr prapa. Uroj që më të mos përsëriten gjëra të tilla sepse është një tmerr, një ankth, ngjarje që s’do më hiqet nga mendja’, rrëfeu ai.

Të fundit