Flash News

KRYESORE

Këngëtari shqiptar do të bëhet baba, emocionohet kur dëgjon rrahjet e zemrës live

Këngëtari shqiptar do të bëhet baba, emocionohet kur

Këngëtari shqiptar Kelly, do të bëhet baba për herë të parë, mësohet se fëmija do të jetë djalë.

Në emisionin “E diela shqiptare” ku Kelly  lançoi këngën me të cilën do të marr pjesë në festivalin “Kënga magjike”. “Kur ti buzëqesh” titullohet kënga të cilën ai ia ka dedikuar bashkëshortes së tij.

I pyetur nga Ardit Gjebrea ne lidhje me pritjen e ardhjes ne jetë të djalit të tij të parë ai është shprehur se mezi po e pret dhe se ka qenë i pranishëm në çdo eko rutinë të Enisës por ende nuk e ka dëgjuar zemrën e djalit të tij.

Pikërisht kjo ishte surpriza e rezervuar për këngëtarin i cili dëgjoi në emision live rrahjet e zemrës së vogëlushit, moment i cili e ka prekur shumë.  Ajo që do Kelly për fëmijën e tij është që të marr virtytet me të mira nga prindërit duke i ngjarë mamit për të mos pasur frikë edhe nëse humbet sepse përsëri do të ngrihet, të marr nga jeta atë çfarë dëshiron më shumë, të jetë një person me vlera dhe ta dojë mamin siç e do babi.

 

Të fundit