Flash News

KRYESORE

Këngëtari tregon historinë e kompozimit të këngës “Zotëria juaj”

Këngëtari tregon historinë e kompozimit të këngës

Kënga “Zotëria juaj” është një prej hiteve të grupit “Fisnikët”, që vazhdon të dëgjohet në çdo event, radio apo club edhe sot.

Këngëtari dhe kompozitori i kësaj kënge, Agim Gërguri ka treguar në “Xing me Ermalin”, historinë e kompozimit të këngës.

“Kam qenë në shkollë të mesme, viti ’82, isha 17 vjeç. Në atë kohë, shihej në Kosovë filmi “Tinguj lufte”. Është një djalë aty që luan me violinë dhe zotëri Garipi. Tërë kohën ai përmendet si ‘Zotëri, zotëri’. Unë duke shkuar në shtëpi po mendoja pse mos e bëj një tekst dashurie me këtë temë.

Ta lidh me temën: Pse zotëria nuk e lë vajzën të dalë me mua, pse më bërtet. E kam kompozuar në vitin 1982. Në atë vit kompozova edhe këngën ‘Shiu’, por e inçizova në vitin 2000”, rrëfen këngëtari.

Të fundit