Flash News

KRYESORE

Këngëtarit grek i vjedhin vilën, dyshohet se autorët janë shqiptarë

Këngëtarit grek i vjedhin vilën, dyshohet se autorët

Këngëtari grek, Lefteris Pantazis i cili u bë shumë i njohur në Shqipëri me këngën “Ma tha dhe papagalli”, një bashkëpunim me këngëtarin shqiptar, Devis Xherahun, ka rënë pre e grabitjes dhe mendohet se autorët janë dy shqiptarë.

Sipas mediave greke grabitja ka ndodhur mëngjesin e të dielës së kaluar.

Në një prononcim këngëtari ka thënë se për grabitësit ka qenë e lehtë, sepse alarmi nuk kishte funksionuar dhe në shtëpi ndodheshin vetëm dy vajzat e tij.

Grabitësit kishin marrë rreth 1000 euro, disa ora dhe bizhuteri me vlerë.

Edhe pse nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga ana e policisë, sipas dëshmive thuhet se grabitësit ishin të huaj dhe mendohet se ata kanë qenë dy shqiptarë.

Të fundit