Flash News

KRYESORE

Këngëtarja Bebe Rexha dedikim Kryemadhit: Ke thyer barrierat

Këngëtarja Bebe Rexha dedikim Kryemadhit: Ke thyer barrierat

Këngëtarja Bebe Rexha ka bërë një dedikim për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi. Në një postim në rrjetin social Intagram këngëtarja thotë se Kryemadhi është e para grua në drejtimin e një partie politike në Shqipëri teksa shton se ajo ka thyer barrierat.

Postimi i plotë

Ka ende miliona gra nëpër botë të cilat janë të shtypura dhe janë gra si kjo që po sjellin ndryshimin!

Kjo grua është e fortë. Ajo është një nënë. Ajo është nje grua. Është një motër. Ajo është e para grua në drejtimin e një partie politike në Shqipëri. Ajo ka thyer barrierat dhe i ka dhënë jo vetëm grave shqiptare por edhe grave të tjera nëpër botë si puna ime kurajon për të ndjekur ëndrrat!

Duke u rritur më është thënë të flas vetëm kur më drejtohen, tani unë flas e shprehem sa herë kam diçka për të thënë.

Faleminderit Monika Kryemadhi që nuk pranon barrierat!

#NgrijeZërin #FuqizimGruas

Të fundit