Flash News

KRYESORE

Këngëtarja Billie Eilish: Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar nga të dashurit

Këngëtarja e njohur Billie Eilish ka folur hapur për marrëdhëniet e saj sentimentale në një intervistë për "GQ". Edhe pse është një nga artistet më të famshme në botë e cila po korr një sukses të jashtëzakonshëm, Billie duket se nuk i ka mirë punët me dashurinë.

18-vjeçarja u shpreh se gjithnjë ka patur probleme të mëdha me trupin e saj, që sipas saj shpesh është bërë shkak për mënyrën se si është trajtuar nga ish-të dashurit.

“Nuk jam ndjerë kurrë e dëshiruar. Të dashurit që kam patur s’më kanë bërë kurrë të ndihem e tillë. Asnjëri prej tyre. Ka qenë shumë delikat fakti që s’jam ndjerë kurrë fizikisht e dëshiruar nga dikush në jetën time.”-

Pikërisht për këto komplekse, Billie Eilish vishet gjithnjë me rroba të gjera.

Të fundit