Flash News

KRYESORE

Këngëtarja e njohur: Ema Andrea më thoshte ‘bëj si thes me patate’

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore, Mariola Kacani ka treguar se pasi mbaroi Akademinë e Arteve, hoqi dorë nga aktrimi pasi nuk mundej t’ia dilte mbanë.

Në një intervistë për emisionin “Boom”, këngëtarja nga Vlora është shprehur se javën e parë e ka pasur mjaft të vështirë, madje ka menduar edhe ta lërë shkollën.

“Javën e parë çfarë kam hequr. Më thoshte Ema Andrea bëj si thes me patate. Shkoja në shtëpi dhe thoja, do e lë këtë shkollë, atje nuk janë normalë. Unë të bëj si thes me patate, normalisht duke ardhur dhe nga Vlora më dukeshin anormale”, ka thënë Mariola mes të qeshurave.

Megjithatë Mariola Kacani ka arritur një sukses mjaft të madh në muzikën popullore shqiptare, ku mbetet një nga të preferuarat e publikut.

Të fundit