Flash News

KRYESORE

Këngëtarja e njohur harron recetën, telefonon mamanë gjatë emisionit

Këngëtarja e njohur, Marjana Metohu, ditën e sotme ishte e ftuar në emisionin “Kush vjen për drekë”, ku veç të tjerash ka treguar se nuk ka një marrëdhënie të mirë me gatimin.

Për më tepër, këtë gjë e vërtetoi edhe në momentin kur filloi të gatuante, pasi harroi recetën e pjatës që do të përgatiste.

E gjendur në këtë situatë këngëtarja ka telefonuar mamanë e saj, e cila më pas i ka treguar edhe recetën.

“Mami po të marr nga emisioni se u fëlliqa këtu. Kam skuqur gjizën në një tigan, kam skuqur specat në tiganin tjetër, tani ku duhet t’i hedh domatet tek gjiza apo tek specat?”, ka pyetur Marjana të ëmën.

Kjo situatë shkaktoi shumë të qeshura në studio, dhe në bisedën telefonike me mamanë e Marjanës u përfshi edhe Arjola Shehu me Genci Salihun i cili ishte gjithashtu i ftuar.

Të fundit