Flash News

KRYESORE

Këngëtarja publikon foton e nënës së ndjerë: As në ëndërr s’të shoh më

E ëma e këngëtares Yllka Kuqi ka ndërruar jetë prej vitesh. Por për të bijën do mbetet gjithmonë personi më i çmuar dhe pengu më i madh në jetë. Yllka Kuqi ka publikuar  një foto të së ëmës në ditën e ditëlindjes duke i bërë dhe një dedikim.

“Dje ja festova ditëlindjen 😊 Aq pak kohë kemi kaluar bashkë e aq pak jemi njohur, sa që as në ëndërr nuk e shoh më e kujtimet gati krejt janë zbeh. Por dashuria që më ka dhënë është e madhe e pashtjerrshme, aq sa Malli për të i pafund…Ajo asht gëzimi dhe dhimbja, frymëzimi e buzëqeshja ime e çdo dite…Ajo Dashuria më e madhe e i Vetmi peng në jetë…jeton tek unë ❤️Mami’- shkruan këngëtarja në Instagram.\

Të fundit