Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Këngëtarja shqiptare: Albumi u bë në studion ku punojnë Adele dhe Beyonce, por nuk eci fare
Këngëtarja e njohur e rrymës pop-rrok, Orgesa Zaimi, në një intervistë për “Mos i fol shoferit”, ka thënë se ka bërë përpjekje për të nisur një karrierë jashtë kufijve, por nuk ka arritur përfitime të mëdha.
Megjithatë ajo është shprehur se është shumë krenare që ka punuar me profesionistë dhe në një nga studiot më të mira muzikore.
“Nuk eci fare, nuk pashë asnjë përfitim. Ishte një eksperiencë fantastike të punoja me muzikantë të huaj, në studio të huaj. Albumi u bë në Los Anxhelos në një nga studiot ku ka bërë albume Adele dhe Beyonce”, ka thënë Orgesa.
Këngëtarja është shprehur se përvoja në Los Anxhelos e ka shtuar eksperiencën muzikore, edhe pse rryma ‘pop-rock’ nuk ecën shumë në Shqipëri.
“Janë studio të mëdha dhe tjetër koncept i të regjistruarit një album. E ka shtuar eksperiencën time muzikore. Është një album ‘pop-rock’ që në Shqipëri nuk ecën, është shumë jo-komercial”, ka thënë ajo.