Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur shqiptare Leonora Poloska është bërë sot nënë për herë të parë.

Ajo ka sjellë në jetë një vajzë dhe lajmin e bën të ditur bashkëshorti i këngëtares nëpërmjet një postimi në Facebook.

 “Gruaja ime e dashur, faleminderit që na e linde këtë princeshë. Mirë se erdhe çika e babait zemra ime, më e mira në botë”, – shkruajti Andini.

Në fotografi duket Leonora krah vogëlushes që sapo ka ardhur në jetë.

Ndërkohë, këngëtarja ka disa kohë që është shkëputur nga muzika për t’iu përkushtuar familjes dhe nuk dihet kur do shfaqet përsëri në ekran.

Të fundit