Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare i jep fund beqarisë: “Zyrtarisht e martuar!” Urohet nga mikeshat e saj të ekranit

Deri më tani është përpjekur të mbajë jetën e sj private jashtë publikut, ndonëse thashethemet për lidhjen e Adelina Tahiri qarkullonin në media.

Mirëpo, ditën e djeshme Adelina ka vendosur t’i japë fund beqarisë. Është vet këngëtarja, e cila ka publikuar një foto teksa firmos dokumentin e martesës.

Me fustan të kuq dhe tejet e qeshur, Adelina ngjan shumë e lumtur për hapin e rëndësishëm të jetës së saj.

“Unë jam zyrtarisht e martuar”, shkruan Adelina e cila ka marrë urime të shumta nga mikeshat e saj si Rozana Radi e Albana Osmani.

Gëzim festash fundviti, gëzim martese; një mbyllje viti më të bukur se aq s’mund të kishte për Adelinën.

Të fundit