Këngëtarja shqiptare në pritje të fëmijës së parë: Ky album shkon për ty

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu, një nga përfaqësueset më të denja të Shqipërisë në Eurovizion, pritet të bëhet nënë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja teksa ka publikuar kopertinën e albumit të saj më të ri.

“Ky album shkon për ty, që jam duke të mbajtur prej disa muajsh brenda meje, duke pritur ende për takimin e parë. Ti dhe të gjithë fëmijët duhet të zbuloni se çfarë e inspiron muzikën tonë kombëtare dhe regjionale. Pas dëgjimit të këngëve të mia, hulumtimit për performancat dhe këngët origjinale të pazëvendësueshmeve, Nexhmije Pagarusha, Rexho Mulliqi, Rifat Kukaj, Tish Daija, Rashid Krasniqi, Muharrem Qena, Jusuf Gërvalla, MAK Roc Band, Esma Redzepova, Zajzi Trio etj. Jam falenderuese për të gjithë autorët dhe performuesit dhe trashëgimin e tyre të pavdekshme dhe inspirimin që ende bartin”, shkruan Ronë, duke e cilësuar këtë album edhe si një dedikim për fëmijën   e saj të parë.

Kujtojmë se Rona u martua në shtatorin që lamë pas me partnerin e saj Florisin.