Sot, në emisionin “Rreze dielli” në Report Tv ka qenë këngëtarja Merita Halili. Këngëtarja e njohur e hitit popullor “Doli goca n`penxhere” ka treguar ndër të tjera sakrificat që i është dashur të bëjë në Amerikë, për tre vajzat e saj.
“Unë kam sakrifikuar shumë si nënë, unë jam marrë shumë me vajzat, sepse Raifi në fillimet e para bënte 3 punë sepse unë i kisha të vogla vajzat dhe nuk kisha dëshirë ti çoja nëpër çerdhe, kopshte, e thashë se është më mirë ti rris vetë. Kur kisha aktivitetet i kam lënë me gra shumë të mira që ishin nga Shqipëria. Ka patur edhe momente që i kam marrë me vete, që i kam vendosur pambuk te veshët për shkak të zhurmave. Këto kanë qenë sakrificat e para të miat dhe nuk ka qenë e lehtë, i kam rritur me edukatë.”- ka rrëfyer Merita teksa është përlotur në studio.
Por edhe pse jeton në Amerikë, Merita nuk hoqi dorë kurrë nga muzika. Ajo jep vazhdimisht shfaqje në skenat më prestigjioze në Amerikë, ku njihet dhe vlerësohet muzika e Ballkanit.
Discussion about this post