Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare regjistrohet në Partinë Demokratike të Kosovës

Eliza Hoxha është bërë pjesë e politikës, duke u regjistruar në Partinë Demokratike të Kosovës. Këngëtarja, njëherësh arkitekte e njohur në Kosovë, tashmë ka marrë vendimin të kontribuojë në shoqëri duke u bërë pjesë e partisë politike PDK.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku ka pozuar përkrah këngëtares së njohur:

“Mirë se erdhe në PDK, Eliza. Profesionalizimi dhe dashuria jote për Prishtinën janë vlerë e madhe në Dekadën e Re, ndërsa PDK mbetet hapësira më e mirë për secilin që ka vizion, plan dhe dëshirë për ta ndryshuar vendin. Me ty dhe të tjerët, Dega e PDK-së në Prishtinë i jep Kryeqytetit atë që po i mungon prej kohësh: vullnetin për t’ia zgjidhur problemet”.

Prej kohësh Eliza është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe në protestat që ngrihen mbi problematikat e ndjeshme që ka shoqëria.

Të fundit