Flash News

KRYESORE

Këngëtarja shqiptare u organizoi takim, fansat: Dashuria për ty na ka çmendur

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Dhurata Dora, ka organizuar një takim me fansat e saj ditën e sotme, ku ka ndarë me publikun edhe moment nga takimi.

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, këngëtarja ka treguar dhuratat që ka marrë nga adhuruesit e saj, si edhe letrat që i kishin dërguar.

Në njërën nga fotot e ngarkuara në ‘Instastory’, duket edhe shkrimi dedikuar Dhurata Dorën në një pankartë të madhe, ku shkruhet: “Të dua më shumë se gjithçka”, apo “Dashuria që ke për ne më ka bërë të çmendem pas teje”.

Ndërkohë këngëtarja i ka komentuar dhuratat dhe dedikimet e adhuruesve të saj me vetëm një fjalë, ‘emocion’.

Kujtojmë se Dhurata Dora brenda disa muajsh ka publikuar 3 videoklipe që janë mirëpritur si nga publiku i Kosovës edhe nga ai i Shqipërisë.

Të fundit