Flash News
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Makina përplas për vdekje këmbësorin në Fier, shoqërohet shoferi 20-vjeçar
Miratohet raporti, Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshillin e Evropës
“Keni dalë me covid-19, mos dilni nga shtëpia”, Ema Andrea reagon e revoltuar: Bravo mamit dhe babit tënd, kanë rritur një kafshë
Aktorja Ema Andrea është shprehur e revoltuar pasi ka marrë një telefonatë anonime sipas saj nga një person që përfaqësonte spitalin "Shefqet Ndroqi", ku e njoftonte se ka dalë pozitive me covid-19.
Sipas aktores, vajza i ka kërkuar të mos dalë nga shtëpia derisa të vijë një autoambulancë, pasi mund të jetë infektuar në një shfaqje.
“Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje!
Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin "Shefqet Ndroqi" duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj
"Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen"
Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet?
Po sikur te isha semure vertet?
A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre?
A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene?
Dhe e fundit...Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?!
Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe!
Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik”, shkruan Andrea.