Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
“Keni futur në zjarr dy familje!”, reagon e ëma e Ermal Metës ndaj mediave shqiptare
Ermal Meta u shpall fitues i Sanremos me këngën e tij "Non mi avete fatto niente". Këngëtari u përfshi familjarisht në polemika me gazetarët që shkruan për fëmijërinë e tij bazuar pikërisht mbi intervista të mëparshme të dhënë për mediat italiane. Në mediat shqiptare u shkrua se kënga e Ermal Metës i ishte dedikuar të atit që e dhunonte.
Pas Ermalit, ka reaguar nëna e tij Mira Borova në programin “Jo vetëm modë”.
“Gazetat shqiptare të mbajnë një përgjegjësi të madhe për fantazitë që përdorin dhe ne jemi shumë të prekur nga kjo gjë në vend të jemi të lumtur. Edhe i ati i Ermalit do gëzonte ndryshe po të mos shkruheshin të gjitha budallallëqet që janë shkruar.
Duhet të mendoni që sot që Ermali është 36 vjeç domethënë burrë ai s’ka nevojë të flasë për gjëra të tilla. Keni futur në zjarr dhe keni ngritur mure midis dy familjeve normale që bëjnë një jetë tepër normale. Fati e donte të ndaheshim dhe çdo njeri nga ne ka familjen e tij. Mendoni se sa të lënduar janë fëmijët e tij sot që nuk hynë fare në këtë çështje që ne nuk kemi ftuar njeri të na e zgjidhë.
Jam shumë e indinjuar nga gazetarët shqiptarë pasi një fitore e tillë që nuk është vetëm e Ermalit është kthyer në polemikë për babanë e dhunshëm. Gjërat para se të thuhen duhet të mendohen mirë dhe të jenë të përgjegjshme. Ermali nuk ka folur asnjëherë për dhunë pasi e para nuk flet për gjëra personale, e dyta nuk flet për persona që nuk janë prezentë. Edukata e tij nuk ja lejon dhe ju ma merr mendja e keni konstatuar këtë”, u shpreh e ëma e Ermalit.