Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Keni marrë kilogramë pas festave? Këshillat e dietologes për të shkuar në peshën e mëparshme
Pas festave të fundvitit është i pashmangshëm fakti se mund të marrim disa kilogramë më shumë. Kjo pasi ushqimet janë të parezistueshme, qoftë bakllavaja, sallata ruse, e mishrat e ndryshëm.
Dietologia Blerina Bombaj sugjeron një listë me disa këshilla për të hequr kilogramët e marrë gjatë ditëve të festave.
- Kufizoni për 1 jave sa me shume sheqernat dhe miellin me produktet qe bëhen prej tij si buka, byreku, makaronat.
- Konsumoni supë zarzavatesh te freskëta si selino, kungulli dimëror, finoku, lulelakre, kërpudhash, brokoli dhe karotash.
- Konsumoni 4 fruta ne dite; 2 paradite, 2pasdite.
- Konsumoni kos ne mëngjes me pak gjize dhe 1 lugë te vogël vaj ulliri si dhe 1 karotë.
- Hani 5 vakte me 3 ore diference nga njeri tjetri.
6. Ecni 30 minuta çdo darke dhe flini te paktën 7 orë gjumë.