Flash News

KRYESORE

A keni menduar ndonjëherë të kaloni pushime në një det me yje, ja cili është vendi ideal...

Të gjithë ata që preferojnë dhe zgjedhin bregdetin të kalojnë pushime, e aq më tëpër kur bregdeti për ta është më i dashur gjatë natës, ateherë duhet të vizitoni me patjetër ishullin Vaadhoo.  Kjo pasi këtu gjatë natës do të shijoni një det që përbëhet i gjithi nga yjet.

Ishulli Vaadhoo në Maldive ka gjithësej 550 banorë dhe ka një det magjik me ujë të kaltër gjatë ditës, i cili gjatë natës rikthehet në fluoreshent. E gjithë kjo krijohet falë mikroorganizmave të quajtur fitoplankton.

Ky lloj i veçantë i fitoplanktonave, dinoflagjelat çlirojnë një lumineshencë të kaltër dhe kur uji takohet me oksigjenin ndodh një lloj mekanizmi i mbrojtjes për të parandaluar grabitqarët. Nuk ka nevojë për më shumë shpjegime, mjafton që ju të shikoni fotot dhe do magjepseni prej këtij bregdeti fluoreshent.

Të fundit