Flash News

KRYESORE

Keni një intervistë pune? Kujdes me veshjen

Keni një intervistë pune? Kujdes me veshjen

Në vendet e punës ka një dress codë të nënkuptuar por që e jep gjithmonë të qartë mesazhin që duhet të transmetojë. Po aq san ë punë edhe në intervistat e unës është e rëndësishme që të respektoni një kod veshjeje sepse kështu do lini përshtypje dhe do të tregoni se e keni marrë seriozisht punen.

N ëtë vërtetë, vëtë intervista për një vend punë është stresuese, por duhet të jeni shumë të kujdesshëm që të mos lejoni që një gabim i vogël të ju humbë mundësitë për punën e ëndërruar.

Mos bëni ndryshime drastike

Nëse çdo ditë vishni atlete apo veshje sportive dhe të thjeshta, nuk do të thotë që për intervistë duhet të dilni nga vetja dhe të bëni gabime fatale. Me siguri që atletet nuk janë të lejuara, por me këpuca të zeza dhe të rehatshme nuk mund të gaboni.

Keni kujdes te takat

Me takat e kemi shumë seriozisht.  Mos zgjidhni shumë të larta, sepse ajo nuk do të impresionojë askënd, dhe rrezikoni që dhimbjet e këmbës t’jua tërheqin vëmendjen nga intervista.

Jini klasike

 Kjo nuk do të thotë pallto dhe fund deri te gjunjët. Mund të jetë edhe këmishë në ngjyrë të butë, e kombinuar me pantallona dhe stoli. As me stolitë nuk duhet ta teproni. Ora apo byzylyku dhe vathet do të japin një pamje të sofistikuar dhe do të marrin pjesë nga “serioziteti” i kombinimit.

Mos e teproni

Grimi i tepërt, fundi ultra-i shkurtër mund vetëm t’jua prishin prezantimin. Ju e dini, se nuk ekziston shans i dytë për përshtypje të parë.

Paçi fat!

Të fundit