Flash News

KRYESORE

Keni probleme me kujtesën e emrave, ja pse ndodh kjo...

Keni probleme me kujtesën e emrave, ja pse ndodh kjo...

Ndodh shpesh të gjendesh përballë një personi që mund ta keni takuar kohë më parë, por vihen në një pozitë të vështirë pasi nuk ju kujtohet emri i tij. Duhet të dini se kjo nuk ndodh pa shkak, por ka një arsye.

Sipas neurologut Dean Buonomano, emrat e njerëzve nuk janë të lehtë për t’u kujtuar. Ai e argumenton këtë me faktin që truri i njeriut është pajisja më e ndërlikuar në universin e njohur.

Ndërsa shton se ka vështirësi në kujtimin e llojeve të caktuara të informacioneve, por, duke kujtuar listat e gjata të numrave dhe duke kujtuar emrat e njerëzve truri arrin të rifreskohet. Sipas tij qeniet njerëzore nuk evoluojnë për të kujtuar emrat e njerëzve. Në të vërtetë akti ose zakoni i prezantimit me emër, ndoshta relativisht e fundit në historinë evolucionare.

‘’Rezultati i kësaj është për shkak të arkitekturës së trurit dhe se si truri ruan kujtimet. Dhe për shkak se nuk jemi shumë të mirë në memorizimin e pjesëve të informacionit që nuk janë të lidhura me informacione të tjera’’ shprehet profesori neurolog Buonomano.

Ndërsa pohon po ashtu se në këtë zakon për moskujtimin e emrave qëndron dhe fenomeni i quajtur paradoksi. Studimet tregojnë se me të vërtetë njerëzit kanë më shumë gjasa të kujtojnë emrat apo njerëzit në kontekstin e profesionit. Një arsye për këtë është sepse truri ka këtë arkitekturë shoqëruese, ne mësojmë duke bërë shoqëri, duke lidhur gjërat që vërehen ose ndodhin së bashku.

Të fundit