Flash News

KRYESORE

Keni probleme me mëlçinë? Këto janë “armiqtë” tuaj

Keni probleme me mëlçinë? Këto janë

Mëlçia quhet ndryshe edhe laboratori i organizmit, e cila bën filtrimin e gjitha gjërave të dëmshme në trup.  Mëlçia kryen një sërë funksionesh si:  prodhon protein dhe lëngjet biliare që janë të nevojshme për tretjen e ushqimit,zbërthimin e ushqimeve dhe vitaminave, hekurit dhe mineraleve, shkatërrimin dhe zbërthimin e shuë produkteve ttë dëmshme siç janë alkooli, medikamentet e ndryshme dhe helmet.

Alkooli është armiku numëe 1 i mëlçisë, por përveç alkoolit ka edhe disa faktorë të tjerë që e dëmtojnë shuë atë.

Konsumi i ushqimeve të përpunuara

Eleminoni sa më shumë ushqimet e përpunuara të cilat janë shumë të dëmshme. Këto ushqime të cilat janë të pasura me kalori, yndyra dhe karbohidrate, çojnë në dhjamosje të mëlçisë.

Mbipesha

Mbipesha ka një ndikim shumë negativ mbi mëlçinë.

Pasiviteti fizik

“Aktiviteti fizik e bën trupin më efikas në përdorimin e karbohidrateve. Ai pakëson sasinë e karbohidrateve që duhet të ruhen në mëlçi. Stërvitja gjithashtu ndihmon në lehtësimin e stresit të vendosur në mëlçi kur ruhet yndyrë në të”, thonë ekspertët.

Marrja e disa medikamenteve pa rekomandim mjeku

Disa ilaçe që merren në doza të larta shkaktojnë dëmtime të mëlçisë.

Të fundit