Flash News

KRYESORE

Keni pyetje mbi Lotarinë Amerikane dhe vizat? Ambasada jep njoftimin e rëndësishëm

Keni pyetje mbi Lotarinë Amerikane dhe vizat? Ambasada jep njoftimin e

Për të gjithë të interesuarit të cilët duan të udhëtojnë në SHBA për studime apo janë të interesuar për Lotarinë Amerikane, Ambasada Amerikane përmes një statusi në “Facebook” është shprehur e gatshme të japë sqarime.

Ambasada bën thirrje të gjithë atyre që kanë pyetje të shkruajnë dhe përgjigjet do t’i marrin gjatë vjeshtës.

“Këtë javë, Kenny dhe unë do të shkojmë për disa ditë pushimi në Pogradec. Jemi duke bërë planet për vitin e ardhshëm. Do donim të mësonim nga të gjithë ju për temat që ju intereson të diskutojmë vitin e ardhshëm. Ju nevojitet më shumë informacion për vizat e studentëve? Për lotarinë amerikane? Mbi sponsorët në Shtetet e Bashkuara? Na tregoni cilat janë temat më të rëndësishme për ju, në mënyrë që t'i përfshijmë ato në postimet gjatë vjeshtës. Si gjithmonë, ne mirëpresim t'iu përgjigjemi çdo pyetjeje që ju mund të keni në lidhje me vizat” njofton Ambasada Amerikane.

 

Të fundit