Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Këputemi në mes”, Iva Tiço: Ndaj të njëjtën sëmundje më kryeministrin Rama, vetëm ai ma di
Gazetarja Iva Tiço, duke folur për pushimet e këtij viti, që ndryshe nga herët e tjera nuk do të jenë aq komode për shkak të masave anti-covid, tha se nuk mund të rrijë dot pa shezlong në plazh.
E ftuar në emisionin ‘Wake up’, gazetarja tha se ndan të njëjtën sëmundje nga e cila vuan edhe kryeministri Edi Rama, një hernie diskale, çka e bën të vështirë qëndrimin në plazh pa të paktën një shezlong.
“Unë marr vetëm librin me vete në plazh, por e vuaj mungesën e shezllongut se nuk kam se si të lexoj.
Unë ndaj të njëjtën sëmundje me kryeministrin Rama, që është një sëmundje në shpinë, një hernie diskale dhe ai duhet ta vuajë për vete dhe doja ti thoja aman po ti si ia bën nëse s’do rrish në shezllong, pra duhet ta dijë më mirë nga të gjithë që të paktën ne që vuajmë nga shpina nuk rrimë dot pa shezllong, këputemi në mes në këtë rast”, u shpreh Tiço.
Për shkak të COVID-19, masat e vendosura për të ruajtur distancimin social, kanë bërë që plazhi të bëhet në kushte komplet të tjera nga ç`jemi mësuar të shohim këto vite. Këtë sezon veror, do duhet të bëhet plazh në rërë, pa shezlonge.