Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Keqpërdorimet në administratë, punonjësit marrin paga pa punuar
Skandali i fundit i publikuar nga shërbimet e Qeverisë së Maqedonisë se rreth 160 persona të punësuar në Sekretariatin e ekzekutivit kanë marrë paga pa bërë asnjë ditë punë, ka hapur edhe çështjen tjetër të pazgjidhur të më shumë se 1500 personave të punësuar në administratën shtetërore që po ashtu me vite marrin paga pa bërë asnjë ditë pune.
Nga Qeveria kanë bërë të ditur se personat që së fundi janë zbuluar, ishin pranuar në marrëdhënie pune nga qeveria e kaluar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevskit, dhe se me këtë veprim të jashtëligjshëm buxheti i shtetit është dëmtuar për rreth një milion euro.
Por, në njoftimin e Qeverisë fare nuk është përmendur rasti tjetër që, po ashtu, vlerësohet skandaloz me punonjësit e tjerë të shumtë që me vite marrin paga e që nuk sistemohen në vende pune. Numri i tyre sillet në rreth 1600 persona dhe kryesisht janë shqiptarë, të punësuar në bazë të Marrëveshjes së Ohrit për rritjen e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve në organet shtetërore.
Por, sistemimi i tyre ka ngecur me vite për shkak të neglizhencës së institucioneve, apo refuzimit të disa prej tyre për të pranuar punonjës të rin për shkak të stërngarkimit të tyre, por edhe për arsye tjera e që shpesh thuhet se mund të jenë të natyrave etnike shkruan REL.
I pyetur për këtë çështje, Damjan Mançevski, Ministër i Shoqërisë informatike dhe Administratës Publike thotë se bëhet fjalë për një problem jo pak të ndërlikuar që kërkon një analizë më të thellë, duke dhënë sërish premtime për zgjidhjen e shpejtë të çështjes.