Flash News

KRYESORE

Keqtrajtonte të dënuarit, pezullohet nga detyra drejtori i burgut të Beratit

Keqtrajtonte të dënuarit, pezullohet nga detyra drejtori i burgut

Gjykata e Beratit ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi.

Sipas policisë, Këlliçi akuzohet për “Kryerje të Veprimeve Arbitrare” ndaj një të burgosuri që vuante dënimin në IEPV Berat, ndërsa masa u dha nga gjykata deri në përfundimin e hetimeve

“Gjykata e Beratit ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi. Ditën e enjte, Gjykata e Beratit ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Berat për marrjen e masën ndaluese ndaj Këlliçit, të parashikuar nga Neni 242 i Kodit të Procedurës Penale dhe në një seancë të zhvilluar në dhomat e këshillimit ka urdhëruar pezullimin e ushtrimit të detyrës së tij si drejtori i IEPV Berat, deri në përfundimin e procesit gjyqësor në ngarkim të tij.

Hiqmet Këlliçi akuzohet për “Kryerje të Veprimeve Arbitrare” ndaj një të burgosuri që vuante dënimin në IEPV Berat, vepër penale që parashikohet nga Neni 250 i Kodit të Procedurës Penale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të fundit