Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kërcënimet e Dakos si të 'paraardhësve' të tij Roshi, Ndoka, Rraja
Fitim Zekthi
Në 20 qershor të vitit 2015, dy ditë para zgjedhjeve lokale, kryetari i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, shpërtheu në një gjuhë vulgare duke sharë opozitën dhe kryetarin e saj, Lulzim Basha. Fillimisht ai tha se “kryetari i Bashkisë së Kavajës dhe stafi i saj nuk ka frikë sepse ka mbështetjen e kryeministrit Rama”. Më pas ai tha se “iu përgjigjem si të duan, Elvis, Elvin apo Ervis, se unë kam sakrifikuar jetën time që 15 vjeç në Itali…”. Më pas vijoi “SHQUP-i i Tiranës do marri valixhet dhe do ikë në Holandë, ai do të humbë në Tiranë dhe në Kavajë, nuk ka vota për atë…”.
Në një farë mënyre, kryetari i Bashkisë së Kavajës kërkonte të tregonte se atij po i bihej më qafë kot nga opozita e cila e akuzonte se kishte dënime në Itali dhe se duhet të largohej nga politika për shkka të së kaluarës. Për t'i bërë të tjerët të besojnë se e drejta është në anën tënde, kur ajo nuk është fare në anën tënde, është të shpërthesh emocionalisht si për të treguar se sedra e madhe dhe e lënduar nuk përmbahet, sedra e të drejtës dhe të ndershmes kapërcen edhe kufijtë e etikës. Në shpërthime të tilla nuk mungojnë kërcënimet dhe fyerjet. Ai u shpreh se Basha nuk do të fitojë kurrë në Kavajë. Më vonë Roshi u largua nga detyra, dënimi i tij në Itali ishte i vërtetë. Opozita dhe Lulzim Basha i kishin bërë një shërbim vendit, pavarësisht sulmeve të çartura që morën.
Në 3 qershor të 2016, sulme gati të njëjta për nga intensiteti dhe vulgariteti lëshoi drejt opozitës dhe kryetarit të saj, Lulzim Basha, ish-deputeti Arben Ndoka. Edhe deputeti Ndoka ishte akuzuar nga opozita se kishte të kaluar të lidhur me krimin dhe se kishte dënime. Ai i mohonte me forcë dënimet dhe lidhjet e tij. Në një letër që i shkroi publikut ai thoshte: "Ti more "zotëri" do ta kuptosh shumë shpejt çfarë vlerash ke, qoftë brenda partisë tënde, ashtu si dhe në zgjedhjet e ardhshme të 2017, ashtu siç e provove me humbjen e thellë në zgjedhjet lokale të 2015. Shqiptarët nuk do të lejojnë që një njeri që ushqen fëmijet e tij me gjakun e atyre që përmenda më sipër të udhëheqë opozitën”.
Edhe deputeti Ndoka, si kryetari i bashkisë Roshi, shpërthejnë si të lënduar nga akuzat, kërcënojnë (do të humbësh thellë në 2017-ën siç humbe në 2015-ën) dhe fyejnë. Sot ish-deputeti Arben Ndoka është i arrestuar me dyshimet për tëhuajësim prone, ndërkohë që ka video që tregojnë angazhimin e të vëllait në blerje votash. Edhe në këtë rast u vërtetua drejtësia e luftës së opozitës dhe e shërbimit që ajo i bëri vendit.
Këtij kori njerëzish të PS-së iu bashkua edhe një djalosh që me pranga në duar në dyert e gjykatës tha se “Lulzim Basha do ta shohë në zgjeddje”. Ky vetëm kërcënoi, nuk kishte kohë për një deklaratë më të gjerë. Ky djalosh ishte i biri i një deputeti të PS-së.
Ditët e fundit në sulme të tilla të egra dhe vulgare ndaj opozitës dhe kryetarit të saj ka shpërthyer Vangjush Dako, kryetari i Bashkisë së Durrësit. Ai akuzohet nga opozita si njeri i lidhur me një grup të arrestuar për trafik droge dhe krime të tjera. Gjithashtu ai akuzohet për blerje votash dhe korrupsion. Dako nën stilin e Roshit, Ndokës, Rrajës, por me gjuhë edhe më të rëndë tha: “O Lulëzim Basha! Ti duhet t’i harrosh Durrësin, Shijakun dhe Krujën. Sepse dikur edhe votonin për Saliun e për PD, po për toçin e Saliut votojnë vetëm nostalgjikët e PD dhe aq! Ti duhet ta kuptosh që s’ke vota o Lulëzim dhe s’ta kam fajin as unë, as durrsakët, as shijaksit as krutanët. NUK KE VOTE! Je një peshk rezervati që nuk hahesh dot dhe hidhu përpjetë sa të dush me kaseta me telefonata e me sajesa vemjesh. TY NUK TE BESON ASKUSH o toçi i Saliut që i hap telefonin vetëm kunatit.”
Dako është nën hetim nga Prokuroria për blerje votash dhe shpërdorim detyre. Sigurisht që kjo gjuhë vulgare fyerjesh dhe kërcënimi synon, si në rastet e mëparshme të Roshit apo Ndokës, të thotë se sedra e Dakos është e lënduar sepse ai është i ndershëm, por kjo gjuhë, si edhe në rastet e tjera tregon edhe lidhjen e pazgjidhshme të saj me dhunën.
Gjuha dhe dhuna nuk janë dy gjëra të ndara. Gjuha dhe dhuna janë dy gjëra komplementare. Njerëzit mendojnë se njëra fillon kur ndalet tjetra, pra dhuna lind kur ndalen fjalët ose fjalët, komunikimi, nis kur ndalet dhuna. Në fakt, ato janë bashkë. Kur ka dhunë fjala e bashkëshoqëron dhunën si e përfshirë në të, e brendësuar në të dhe kur ka fjalë të dhunshme ato e kanë dhunën të brendësuar në të. Shumë sociologë, antropologë dhe psikologë ka shumë kohë që i shohin ato bashkë. Për ta agresioni është biologjik, por dhuna është sociale. Kështu që gjuha që bart dhunë ose që shoqëron dhunën i jep dhunës kuptim social dhe karakter social. Elaine Scarry merr shembullin e torturës. Ajo thotë se tortura shoqërohet me pyetje. Tortura mund të jetë instrument për pyetjet, por mund të jetë edhe alibi për dhunën. Pyetjet apo komentet thjesht i japin dhunës një kuptim social apo impersonal.
Edhe kërcënimet e Roshit, Ndokës, Rrajës, Dakos janë dhunë nëpërmjet të cilës ata kërkojnë t'i japin asaj një karakter social dhe një kuptim impersonal. Është e njëjta gjë si në botën e krimit, të mafias apo bandave, të cilat bëjnë vrasje, rrahje apo plagosje dhe duan të tregojnë se kjo nuk është dhunë për arsye inatesh të vogla personale, nuk ka të bëjë me dëshirën për agresion apo dhunë, por për çështje të mëdha ku janë në diskutim nderi, biznesi, morali, dinjiteti, marrëveshja apo besëlidhja, e ardhmja deri edhe e ardhmja e kombit apo shoqërisë. Gjithsesi këto kërcënime tani janë edhe tregues i trajektores rënëse të tyre dhe i mbërritjes në fund.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38